Dortmund 0-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Bayern Munich ka fituar si mysafirë i Borussia Dormundit me rezultat 1-0 për të mbetur lider me shtatë pikë epërsi ndaj ndjekësit të parë.

Sport

26/05/2020 20:39

Ishte Joshua Kimmich golashënuesi i vetëm në fitoren e Bayern Munich në këtë ndeshje.

Reprezentuesi gjerman shënoi një gol të bukur me parabol në minutën e 41′ të ndeshjes.

Sipas vlerësimeve të ‘Sofa Score’, Jerome Boateng është vlerësuar me notën më të lartë, 8.2.

Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Manuel Neuer, Joshua Kimmich dhe Raphael Guerreiro./Lajmi.net/