Dorëzohet Moyes

David Moyes nuk beson se Manchester United ka mjaft “futbollistë të nivelit botëror” për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Gjiganti nga Old Trafford ka filluar mbarë fazën e grupeve duke mposhtur Bayer Leverkusenin 4-2, por 50-vjeçari skocez mendon se skuadra e tij do të vuajë kundër elitës së kontinentit. “Për të fituar Ligën…

Sport

29/09/2013 09:58

David Moyes nuk beson se Manchester United ka mjaft “futbollistë të nivelit botëror” për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Gjiganti nga Old Trafford ka filluar mbarë fazën e grupeve duke mposhtur Bayer Leverkusenin 4-2, por 50-vjeçari skocez mendon se skuadra e tij do të vuajë kundër elitës së kontinentit.

“Për të fituar Ligën e Kampionëve ju duhet të keni pesë ose gjashtë futbollistë të nivelit botëror”, deklaroi Moyes pas humbjes së befasishme 2-1 në shtëpi nga WBA.

“Nëse shikoni Bayern Munichun, ata i kanë pesë ose gjashtë, për ta fituar, dhe edhe ju duhet ti keni ata. Shikojeni Barcelonën, që i kishte në të kaluarën, dhe Real Madridin që ndoshta i ka tani. Ky është niveli që duhet ta keni për të fituar. Ajo që kemi ne është përvoja dhe disa futbollistë që janë në një kategori afër asaj”, u shpreh ai.