Dorëzohet Man Utd, Sheffield United merr pikët e plota në Old Trafford
Manchester United është befasuar gjatë natës së sotme duke humbur 1-2 ndaj Sheffield United.
Sport
Përkundër faktit që Sheffield United kishin vetëm një fitore përpara kësaj ndeshje, ata kanë arritur që ta mposhtin njërin nga kundërshtarët kryesor për titull.
Kean Bryan ishte i pari të shënoi gol në këtë ndeshje në minutën e 23-të, transmeton lajmi.net.
Rezultatin e barazoi Harry Maguire pas një goditje me kokë dhe një asistim nga Alex Tellex në pjesën e dytë 64’.
Oliver Burke në minutën e 74-të gjeti mbrojtjen e United të pakonsiliduar dhe arriti që t’i jap epërsinë Sheffieldit për herën e dytë.
Pas kësaj ndeshje, Djajtë e Kuq janë në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Sheffield në vendin e fundit me tetë pikë./Lajmi.net/
Burkey. ?
Oliver Burke’s deflected goal has us in front at Old Trafford.pic.twitter.com/nSbRlCt8eo
— Sheffield United (@SheffieldUnited) January 27, 2021