Dorëhiqet ministrja e Informacionit në Liban pas shpërthimit në Bejrut

Ministrja libaneze e Informacionit, Manal Abdel Samad njoftoi sot dorëheqjen e saj, ndërkohë që liderët botërorë po përgatitën për një takim virtual për mbledhje fondesh pas shpërthimit masiv vdekjeprurës i kësaj jave në Bejrut.

Bota

09/08/2020 13:44

“I kërkoj falje të gjithë libanezëve, të cilëve nuk ishim në gjendje t’u përmbushim aspiratat e tyre. Ndryshimi është bërë i pamundur dhe meqenëse realiteti nuk përputhet me ambicien dhe pas tmerrit të katastrofës së Bejrutit, unë paraqes dorëheqjen time nga qeveria”, tha ajo në një deklaratë televizive sot.

Abdel Samad është ministrja e dytë që jep dorëheqjen nga qeveria këtë javë, transmeton ATSH.

Një ditë para shpërthimit, ministri i Jashtëm i Libanit, Nassif Hitti, dha dorëheqjen për të protestuar kundër performancës së dobët të qeverisë