Dorëhiqet kryeministri i Qipros, pas publikimit të video-s ku po e mësonte një grua sesi të zhvishej

Kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Qipros Veriore, Ersan Saner dha dorëheqje pasi një video komprometuese filloi të bënte xhiron në mediat sociale.

Bota

20/10/2021 18:07

Në video shihet se Saner shfaqet në një hapësirë të ngjashme me zyrën, duke folur me video me një grua të re, të cilës i kërkon që ajo të zhvishet. Në pamjet shihet që gruaja i bindet ‘urdhrave’ të tij.

Saner kishte planifikuar të vazhdonte në politikë pas zgjedhjeve të parakohshme, ndoshta në dhjetor, por kjo video e publikuar e detyroi që të jepte dorëheqjen edhe si kryetar i partisë së tij UBP.

Në një deklaratë me shkrim të mërkurën pasdite, Saner foli për një komplot kundër tij dhe tha se videoja ishte produkt i redaktimit nga një telefon celular që ishte blerë në anën qipriote greke, dhe i gjithë ushtrimi ishte krijuar për ta diskredituar atë.

“Është e qartë se dikush dëshiron të më pengojë që t’i shërbej vendit tim të preferuar, partisë sime, duke përdorur mjete të këqija dhe ilegalisht, në vend të luftës politike”, tha Saner.

Në deklaratën e tij me shkrim pas dorëheqjes, Saner tha se ai i ka shërbyer popullit qipriot turk për 20 vjet përmes UBP.

“Unë gjithmonë e kam konsideruar detyrën time të mbroj paqen, unitetin dhe solidaritetin e familjes sime, partisë sonë, njerëzve tanë dhe interesave të tyre,” shtoi ai.

Plani i tij ishte të rikandidonte si drejtues partie gjatë kongresit më 30-31 tetor, por vetëm dhjetë ditë më parë videoja u publikua e regjistruar në “një telefon nga Qiproja jugore”.

Saner tha se thashethemet kishin qarkulluar prej muajsh se diçka negative do të ndodhte, por ai nuk mendonte se armiqtë e tij “do të binin në një nivel kaq të ulët për të dëmtuar zyrën e tij, familjen dhe partinë e tij”.

YouTube player