Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Dorëhiqet kryeministri francez

10:57 | 3 Korrik 2020

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen përpara se të ndodhë një riorganizim i qeverisë nga presidenti, Emmanuel Macron.

Pallati Elysee tha përmes një deklarate se, kryeministri Philippe do të vazhdojë të ushtrojë funksionin derisa të emërohet një kabinet i ri qeveritar.

Macron do të emërojë një kryeministër të ri “brenda disa orësh”, thuhet në deklaratë.

Nuk është ende e qartë nëse kryeministrit Philippe do t’i besohet sërish formimi i qeverisë së re.

Masa e Macronit, për të freskuar qeverinë e tij, vjen pasi partia e tij, shënoi humbje në zgjedhjet lokale.

Vëzhguesit thonë se do të ishte një bixhoz politik për Macronin nëse e zëvendëson Philippen, i cili është më i popullarizuar në publik se vetë presidenti. /REL