Dorëheqje për Rektorin

Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës janë duke protestuar para Rektoratit më kërkesë për dorëheqje ose shkarkim të Rektorit Ibrahim Gashi. Ata janë penguar nga Policia që të protestojnë brenda rrethojave të Rektoratit.

Lajme

24/01/2014 13:39

Një numër i konsiderueshëm i studentëve të Universitetit të Prishtinës kanë dalë për të protestuar në lidhje me parregullsitë e raportuara në këtë institucion të arsimit të lartë.

Ata nuk janë lejuar të hyjnë brenda oborrit të Rektoratit nga Policia e Kosovës, por protesta vazhdon para dyerve të saj.

Aktivistë kanë paralajmëruar se kjo protestë do të vazhdojë edhe ditëve të tjera, deri në shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi.

Roland Sylejmani organizator i protestës duke folur përballë ndërtesës së Rektoratit ka thënë se nuk do të tolerojnë ligjërimin në Universitet nga njerëz të zhytur në krim.

\"UP

 

 

“Nuk do të jetë kjo hera e fundit që do të protestojmë deri në shkarkimin ose dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi. Universiteti i Prishtinës është kapluar prej njerëzve dhe krimit të organizuar në këtë vend”.

“Ne si studentë nuk mund të tolerojmë të na ligjërohet prej Filan Fistekëve, prej njerëzve që janë zhytur në krim, prej zhvatësve, prej njerëzve të cilët abuzojnë me të hollat me të cilat i paguajmë ne semestrat”.

\"Foto:

 

“Arrestimet e fundit sidomos në fakultetin e Mjekësisë dhe asistentëve tjerë kriminel duhet të jenë një shkas për ta bërë protestën”, tha Sylejmani.

\"Foto:

 

“Arsye tjetër e fort shumë e fort është edhe skandali i fundit me publikimet e rektorit në revistat korruptive shkencore në Indi. Marre”.

“Tri kërkesat tona si student janë. E para të shkarkohet rektori  Ibrahim Gashi që më pastaj të iniciohen procedura edhe hetime ndaj tij për keqpërdorime që ka bërë gjatë mandatit, gjithashtu hetime edhe gjatë mandatit të rektorëve të tjerë. Kërkesa tjetër është për subjektet politike, ne kërkojmë nga ato që të largojnë duart e pista të tyre nga Universiteti i Prishtinës”.

“Nëse nuk marrim përgjigje nga rektorati ne protestat do t`i intensifikojmë. Çdo procedurë ligjore dhe çdo të drejtë të garantuar me demokraci ne do ta shfrytëzojmë deri në largimin e këtij rektori”.

\"Foto:

 

Protestuesi Durim Jashari, student në Fakultetin Filozofik, thotë se moslejimi i protestuesve për të protestuar brenda objektit të Rektoratit nga policia është sepse ajo kontrollohet nga pushteti .

“Është e qartë që policia sikur shumë institucione tjera janë të kapura dhe janë të kontrolluara nga pushteti. Meqë kuptova menjëherë që Rektorati kinse i kërcënuar nga student protestues, paska thirrur policinë për ta mbrojtur veten dhe këtë institucion”.

\"Foto:

 

Ai ironizoi me praninë e forcave policore në oborr të Universitetit.

“Sot u gëzova shumë kur i pash policinë këtu brena rektoratin sepse erdha me besimin  se ata kanë dëgjuar thirrjet tona për të arrestuar kriminelët që gjenden brenda zyreve të fshehur në rektorat”.