“Dorëheqja e Konjufcës nuk e rikthen besimin e humbur mes VV-së e LDK-së”

Njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi njëkohësisht profesor universitar ka komentuar dorëheqjen e mundshme të Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit për të cilën raportoi sot lajmi.net.

Lajme

24/01/2020 13:01

Përmes një postimi në Facebook, Paçarizi ka thënë se edhe nëse kjo ndodhë, ky akt nuk do ta rikthente  besimin e humbur mes VV-së E LDK-së, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, sipas tij me këtë akt, Konjufca do të jipte shembull të sakrificës personale.

Postimi i plotë i Paçarizit:

KURBAN A IDE KREATIVE PER KOALICIONIN

Po pohohet e mohohet doreheqja e Glauk Konjufces nga pozita e kryetarit te Kuvendit te Kosoves. Ky akt do te mund te krijonte kushte per tejkalimin e perkohshem te krizes dhe do te digjte karten e LDK-se. Mirepo, besimin e humbur ndermjt dy partive nuk e rikthen. Glauku sigurisht qe me nje akt te tille do jepte shembull te sakrifices personale dhe do te behej hero. Mirepo, dy partite politike duhet te deshmohen me kreative per gjetjen e zgjidhjeve.
Glauk Konjufca per mua eshte nje nder njerezit me te respektuar, me te merituar dhe me te dijshem te skenes politike ne Kosove. Tekefundit lypjani atij nje zgjidhje kreative – besoj ua thote. Shiheni si burime te ideve e jo si kurban te mundshem (nga te dyja partite). /Lajmi.net/