Doracaku “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” ndalohet për përdorim edhe në Fushë Kosovë

Edhe Komuna e Fushë Kosovës i bashkëngjitet asaj të Prishtinës dhe Skenderajt. Kjo komunë ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Fushë Kosovës. “Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e…

Lajme

14/11/2024 20:18

Edhe Komuna e Fushë Kosovës i bashkëngjitet asaj të Prishtinës dhe Skenderajt.

Kjo komunë ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”

Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Fushë Kosovës.

“Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme”, thuhet në njoftimin për media

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës,

Sot kemi marr marrë vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës.

Përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë – prekje me fëmijë nën moshën adekuate.

Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme.

Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mos aplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë./Lajmi.net