Donnarumma te finalisti i Ligës së Kampionëve

Donnarumma do të largohet nga Milani.

Sport

16/05/2018 17:39

Vazhdojnë zërat e merkatos për Gianluigi Donnarumma, portierin e Milan, i cili duket gjithnjë e më larg kuqezinjve.

Sipas asaj që bën të ditur “Daily Mirror”, Liverpool, finalistja e Champions League, është gati të shpenzojë 70 milionë euro për numrin 99 të Milan, aq sa kërkojnë drejtuesit e ekipit italian.

Të shohim nëse ky “thashethem” do të vërtetohet në ditët e ardhshme, pasi është përfolur edhe për një interesim të Paris Saint-Germain për portierin italian, që janë gati të sakrifikojnë Edinson Cavani për të marrë Donnarumma.