Donjeta Sadiku mposhtet në gjysmëfinalen e Botërorit

Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në gjysmëfinalen e Botërorit 2022 që po mbahet në Stamboll.

Sport

18/05/2022 19:01

Kosovarja u mposht nga amerikanja Shakiyla Rashida Ellis në raundin e pestë, transmeton lajmi.net.

Deri në gjysmëfinale arriti pas tri fitoreve të vështira, duke u futur në garën e ngushtë të boksierëve më të forta në kategorinë e saj, 60 kilogramë.

Një sukses i tillë i boksieres  është për t’u përshëndetur pasi tanimë e ka siguruar një medaljen e bronztë për Kosovën. /Lajmi.net/