Donis Avdijaj kalon provat te skuadra holandeze, shumë shpejt nënshkrimi i kontratës

Pas dy javë provash, të kaluara, sulmuesi shqiptar, Donis Avdijaj, ka arritur të bind klubin holandez FC Emmen të i ofrojnë një kontratë në kuadër të elitës holandeze të futbollit.

Sport

29/10/2020 10:23

Siç raportojnë në mediat e Holandës, Avdijaj i ka bindur me paraqitje drejtuesit e klubit holandez. Ai ka disa javë që është në prova te Emmeni, meqë që një kohë të gjatë është pa klub.

24-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës skoceze, Hearts. Ai karrierë më herët ka bërë edhe në Turqi, Austri dhe Gjermani te Schalke.

Në rast se nënshkruan marrëveshje, për Avdijajn do të ishte kthimi i dytë në Holandë. Në Holandë luajti për Willem II dhe Rodën.