Donfried dhe Escobar i shkojnë sot në zyrë Osmanit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë në takim sot në ora 17:00 Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-ve, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar
Lajme
Kështu është bërë e ditur nga Zyra për Media e Presidencës, shkruan lajmi.net.
“Presidentja Osmani pret në takim Dr. Karen E. Donfried dhe delegacionin nga Departamenti i Shtetit Në orën 17:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar. Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Dr. Donfried do të deklarohen për media.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Me delegacionin amerikan do të takohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Donfried nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/