Doncic: Mbeta pa fjalë kur takova Ronaldon, isha i emocionuar

Ylli i NBA, Luka Doncic, ka zbuluar detaje interesante nga takimi i tij me Cristiano Ronaldon.

Sport

26/03/2020 23:33

Tashmë anëtari i Dallas Mavericks, një kohë ishte pjesë e Real Madrid, dhe duket se aty ka përcjell edhe skuadrën e futbollit.

Doncic ka thënë se në takimin me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo, ai kishte mbetur pa fjalë, pasi ishte i emocionuar.

“Unë gjithmonë shikoja Real Madridin, gjithmonë më pëlqente Real Madrid” ka thënë Ronaldo për ‘Bleacher Report’, transmeton lajmi.net.

“Ai (Ronaldo) erdhi këtu kur unë isha 13 vjeçar. Kjo ishte shtatë vite më parë. Ne do të kishim darkën e Krishtlindjes të gjithë – lojtarë futbolli, basketbolli. Unë isha ulur me të në tavolinë” ka shtuar slloveni.

“Isha 16 vjeçar kur takova atë dhe isha i emocionuar. Nuk mund të flisja, kështu që nuk pyeta asgjë. Një gjë që dëshiroja gjithmonë, ishte të kisha një nga veturat e tij. Ka koleksion të mahnitshëm veturash. Më pëlqejnë veturat” ka shtuar ndër të tjerash ish anëtari i Real Madrid (basketboll).

Doncic tashmë ka rritur emrin e tij dhe është një nga yjet më të dashur të basketbollit në NBA. /Lajmi.net/