Doncic i jashtëzakonshëm, thyen dy rekorde të reja

Basketbollisti slloven Luka Doncic ka bërë histori në NBA, me një triple-double, të martën mbrëma.

Sport

05/08/2020 10:49

Në fitoren e ekipit të tij Dallas, ndaj Sacramentos, 114 me 110, ylli i Mavericks regjistroi 34 pikë, 20 kërcime dhe 12 asistime.

Me këto shifra, ai bëhet lojtari i parë i Mavericks që realizon diçka të tillë. Asnjë basketbollist tjetër në histori të këtij klubi nuk ia doli të arrijë triple-double me të paktën 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime.

Pos kësaj, Doncic e kapi edhe një rekord tjetër magjik, në gjithë ligën. Ai u bë edhe lojtari më i ri në NBA, që regjistron triple-double me të paktën 30 pikë e 20 kërcime. Këtë, slloveni e arriti me vetëm 21 vjet e 158 ditë. /Lajmi.net/