Doncic e mbyll nëntorin me mesatare ‘Triple – Double’ – bën atë që kanë bërë vetëm dy lojtarë në histori të NBA

Luka Doncic është një befasitë më të këndshme të këtij sezoni (deri në këtë pikë) të NBA.

Sport

30/11/2019 16:31

Pasi u shpall ‘Rookie of the Year’ vitin e kaluar, slloveni po vazhdon me një ritëm edhe më të mirë këtë sezon.

Anëtari i Dallas Mavericks ka arritur që të mbyll muajin nëntor duke regjistruar ‘Triple Double’, por ka edhe një të veçantë në këtë arritje, përcjell lajmi.net.

Doncic ka regjistruar 32.4 pikë, 10.3 kërcime dhe 10.4 asistime për ndeshje, gjatë muajit nëntor.

Ai është vetëm lojtari i tretë në histori të NBA që arrinë mesatarën e mbi 30 pikëve për lojë, me ‘Triple Double’.

Emri i të riut po përmendet edhe në mesin e favoritëve për MVP, krahë LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo. /Lajmi.net/