Donat Rrudhani pas ndeshjes: Ndjenjë e papërshkrueshme të luash për Kosovën, do jem gati ndaj Greqisë
Donat Rrudhani ka folur pas ndeshjes që Kosova e fitoi ndaj Irlandës së Veriut të cilën kombëtarja e tij e fitoi 3-2.

Sport
Lojtari e cilësoi këtë debutim si debutim ëndrrash dhe se kjo javë ishte ndër më të mirat për të.
“Ndenjë e papërshkrushme. As në ëndërr s’e kam parë këtë lloj debutimi. Jam i lumtur me performancën e ekipit”, tha fillimisht ai.
“Biseduam e trajnerin dhe jam gati për ekipin edhe pse nuk kam luajtur që shumë kohë si mbrojtës i majtë, vendosa të bëj diçka të tillë. Kundër Greqisë, përkundër një lëndimi momental, besoj se do jem gati”, përfundoi ai. /Lajmi.net/