Donaldi dhe Bora u shfaqën krah njëri-tjetrit, ky ishte reagimi i Trixës

Mbrëmjen e kaluar Valdrin Sahiti ka mbajtur sfilaten e tij të radhës.

ShowBiz

17/05/2022 16:06

E në mesin e shumë të ftuarve ishin edhe Donaldi dhe Bora, shkruan lajmi.net.

Ata kanë surprizuar të gjithë teksa janë shfaqur krah njëri-tjetrit.

Në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin.

E nga ana tjetër, edhe Trixa pas gjithë kësaj zhurme të madhe ka zgjedhur të publikoj me ish banoren, Antonelën.

“Si i thonë mega-bomba në shqip”, ka shkruar Trixa./Lajmi.net/