Donald Trump: Unë do i kisha parandaluar sulmet e 11 shtatorit

Donald Trump nuk është duke e fajësuar George W. Bush për sulmet e 11 shtatorit por ai thotë se nëse ai do të kishte qenë president, sulmet nuk do të kishin ndodhur kurrë.

Bota

19/10/2015 11:01

Në një shfaqje në ‘Fox News Sunday’ mongoli i famshëm ka thënë se pasi që ai është ekstremist sa i përket imigracionit, sulmuesit nuk do të kishin qenë kurrë në pozicionin që të komandonin fluturimet e SHBA-së.

“Prandaj, shanset janë të mëdha që ata njerëz as që nuk do të kishin qenë në shtetin tonë,” thotë Trump, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu i është drejtuar edhe vëllait të George W. Bush, Jeb Bushit, i cili ka thënë se vëllai i tij e kishte mbajtur shtetin të sigurt.

“Unë nuk jam duke e fajësuar George Bushin,” thotë Trump.

“Por unë nuk dua që Jeb Bush të thotë se ‘Vëllai im na ka mbajtur të sigurt’, pasi që sulmet i 11 shtatorit ishte një nga ditët më të këqija në krejt historinë e këtij shteti.”

Në rrjetin social Twitter, siç edhe ‘Fox News Sunday’ e ka transmetuar, Trump kishte thënë: “Jeb, pse vëllai yt e kishte sulmuar dhe destabilizuar Lindjen e Mesme duke e sulmuar Irakun kur atje nuk kanë armë për shkatërrim masiv? Informatë e keqe?”.

Ai gjithashtu ka shtuar në rrjetin social twitter se Jeb Bush duhet të ndaloj së mbrojturi vëllain e tij dhe të fokusohet në problemet e veta dhe të gjejë mënyrën se si t’i rregullojë ato.

Bush është duke u tërhequr nga kritikat e fundit të Trumpit.

Në një intervistë për CNN, Bush e kishte mbrojtur presidencën e vëllait të tij duke thënë: “Vëllai im është kundërpërgjigjur ndaj një krize ashtu siç keni shpresuar se një president do të bënte. Ai e kishte bashkuar të gjithë shtetin, dhe e kishte organizuar atë që të jetë i sigurt dhe askush nuk mund ta mohojë këtë pasi që edhe pjesa më e madhe e Amerikanëve e besojnë këtë.”

“Gjithashtu, unë nuk e di pse ai gjithmonë po flet për këtë temë. Kjo sjellje e tij tregon se ai nuk është një person serioz dhe se nuk është i gatshëm të ‘komandojë’ një politikë,” ka shtuar Bush. /Lajmi.net