Donald Trump në teatër luan “Dashuria e bekuar”

15:08 | 11 Shkurt 2017

Më 13 shkurt, në Stamboll do mbahen provat e dramës së quajtur “Dashuria e bekuar” (Ask-i Memduh, në këtë rol është një aktor turk Erhan Jazicioglu, ai shfaqet në maskën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, transmeton lajmi.net

Premiera e kësaj shfaqjeje do të luhet më 13 shkurt në qendrën  kulturore në qytetin e Stambollit.

Aktori i cili luan rolin e Trump, në një konferencë për shtyp ai shpjegoi se ideja e lojës është me karakterin e liderit të ri amerikan.

“Ne kemi biseduar me drejtorin Boro Severcanom dhe kështu doli me idenë se në lojë do jetë edhe Trump. Pastaj kemi biseduar se si të paërshtatet karakteri i tij në lojë, për atë që unë jam i sigurt. Fillova të ndjek atë, të gjitha lëvizjet e tij,  gabimet e tij dhe ne luajmë këtë rol në mënyrë ironike.” tha Jazicioglu./Lajmi.net/