Don Xhoni lanson projektin shumëpritur “Maffia”

Don Xhoni publikoi projektin e ri muzikor.

ShowBiz

08/04/2021 19:16

Me rastin e ditëlindjes, Don Xhoni vendosi t’iu bëjë një dhuratë fansave të tij, shkruan lajmi.net.

Ai sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Maffia”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Klipi i Don Xhonit vjen në formë të një mini-film, ndërsa u punua nga Sekuencë Studio.

Për tekstin e këngës u kujdes vet reperi, muzikën e bëri Rzon, i cili gjithashtu u kujdes edhe për mix/masterin.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Don Xhoni me titull “Maffia”. /Lajmi.net/

 

YouTube player