Don Xhoni e merr në klip ish të dashurën ruse, ajo i premton reperit dashuri të përjetshme

Mbrëmjen e kaluar, reperi nga Drenica, Don Xhoni, ka habitur të gjithë ndjekësit e tij, teksa ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. E veçanta e këtij projekti është sepse në klip shfaqet ish e dashura e tij ruse, shkruan lajmi.net. Dyshja ishin takuar në Dubai, por pas ndarjes së tyre, ishte modelja ajo e cila…

ShowBiz

06/06/2023 15:25

Mbrëmjen e kaluar, reperi nga Drenica, Don Xhoni, ka habitur të gjithë ndjekësit e tij, teksa ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

E veçanta e këtij projekti është sepse në klip shfaqet ish e dashura e tij ruse, shkruan lajmi.net.

Dyshja ishin takuar në Dubai, por pas ndarjes së tyre, ishte modelja ajo e cila kishte hedhur shumë “kunja” ndaj reperit.

Pas paralajmërimit të reperit, nuk ka munguar edhe një dedikim nga Ariana Lirey.

‘Faleminderit për historinë tonë dhe dashurinë, të dua përgjithmonë.’, ka shkruar ajo teksa ka shpërndarë edhe videon e reperit.

Por duket se modelja është penduar dhe më pas e ka fshirë./Lajmi.net/