Don Phenom do të ketë dy bashkëpunime me Unikkatilin në albumin e ri

Don Phenom, së fundi ka zbuluar detaje rreth albumit të tij. Reperi ishte i ftuar në “Barber Shok” teksa ndau këto detaje, shkruan lajmi.net. Teksa foli rreth jetës dhe karrierës së tij, reperi gjithashtu zbuloi se albumi i ri është drejtë finalizimit. Përveç tjerash Don Phenom zbuloi gjithashtu se në album do të përfshihen edhe…

ShowBiz

27/11/2022 21:55

Don Phenom, së fundi ka zbuluar detaje rreth albumit të tij.

Reperi ishte i ftuar në “Barber Shok” teksa ndau këto detaje, shkruan lajmi.net.

Teksa foli rreth jetës dhe karrierës së tij, reperi gjithashtu zbuloi se albumi i ri është drejtë finalizimit.

Përveç tjerash Don Phenom zbuloi gjithashtu se në album do të përfshihen edhe dy këngë në bashkëpunim me rap-artistin, Unikkatil.

“Është duke ardhur një album, sapo e kemi bërë një videoklip në Kaliforni që është një remix i një këngës së vjetër shqiptare “Trëndafil me erë”, kemi incizuar 20 këngë, mendoj që 15 më të mirat do të përfshihen, albumi do të publikohet në fund të nëntorit ose maksimum në fillim të dhjetorit. Kam bashkëpunim edhe me artistët të tjerë, me Unikkatilin do të jetë befasi a do të përfshihet në album a jo, është “Shota” remix në versionin tim dhe “N’rot t’somes” remix, e lëmë befasi nëse ndonjëra nga këto të dyja do të jenë me klip.”, është shprehur Don Phenom.

Theksojmë që Don Phenom është bashkëpunëtor i afër i Unikkatil dyshja tashmë numërojnë edhe disa bashkëpunime të tjera./Lajmi.net/