Don Arbas ironizon kolegët me postimin e bërë

Don Arbas krenar me hitet që ka nxjerrë.

ShowBiz

12/07/2019 17:50

Don Arbas ka një karrierë të bujshme si producent ai ka arritur suksese të shumta me këngët që ka punuar, shkruan lajmi.net.

Me një postim të bërë në Instastory, Don ka ironizuar një numër artistësh me të cilët ka punuar duke thënë: ““Krenar që disa këngëtarë ende nuk po munden t’i kalojnë sukseset e hiteve që unë jua kam bërë. Vetëm vazhdoni e provoni se keni kohë”.

Së fundmi producenti është duke punuar në këngën e re të motrës së tij Arta Bajrami e cila pritet t’i kthehet skenës muzikore me një këngë të re. /Lajmi.net/