Dominic Thiem e nis për mrekulli në ‘Roland Garros’, mposht Cilicin

‘Roland Garros’ ka nisur për mrekulli për Dominic Thiem.

Sport

28/09/2020 15:20

Thiem ka marrë fitoren e parë në French Open, duke mposhtur reketin Marin Cilic, shkruan lajmi.net.

Austriaku ishte superior ndaj kroatit, duke fituar me rezultatin 0:3 në sete (4:6, 3:6 dhe 3:6).

Thiem edhe në këtë turne shihet në mesin e favoritëve për të triumfuar.

Ai aktualisht renditet në pozitën e tretë në ranglistën e ATP. /Lajmi.net/