Doli për ta kërkuar bagëtinë, u gjet i vdekur: Policia nis hetimet për rastin në Istog

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Prekallë të Istogut. Policia në raportin 24 orësh bën me dije se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të…

Lajme

24/04/2024 10:26

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Prekallë të Istogut.

Policia në raportin 24 orësh bën me dije se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Lajmi.net/