Doli me dy fëmijët për të kërkuar lëmosh, ndalohet nga policia
Një grua së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, janë shoqëruar në stacionon policor, pasi që e njëjta është takuar duke kërkuar lëmoshë nëpër rrugët e qytetit.

Lajme
Siç njofton PK, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt
“Rr. “Zahir Pajaziti”, Pejë 28.10.2020 – 10:30. E dyshuara femër kosovare së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, janë shoqëruar në stacionon policor, pasi që e njëjta është takuar duke kërkuar lëmoshë nëpër rrugët e qytetit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/