Dokumentari për Bernard Challandes, pamje të papara ndonjëherë – shfaqet sonte në televizionin zviceran
Televizioni zviceran, RTS, ka krijuar një dokumentar për selektorin e Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.

Sport
Challandes, që mori drejtimin e Kombëtares së Kosovës në mars 2018, udhëhoqi “Dardanët” në ecurinë mbreslënëse të 15 ndeshjeve pa humbje.
Ndërkaq, me 68-vjeçarin, e ardhmja e të cilit te “Dardanët” mbetet e paqartë, Kosova gjendet vetëm dy ndeshje larg arritjes historike – kualifikimit në Evropian.
Tekniku zviceran është subjekt i një dokumentari të realizuar nga RTS, e që do të transmetohet sonte në kanalin RTS 1 në Zvicër, me fillim nga ora 22:10.
‘RTS Sport’ ka publikuar një trailer të këtij dokumentari, ku Challandes rrëfehet për aventurën e tij te Kosova.
Dokumentari është raportuar se do të jetë “përtej kontekstit të sportit”, dhe se do të shfaqë një anë të tjetër të teknikut zviceran.
Kujtojmë se Challandes së fundmi për “Le Matin” pohoi se e dëshiron qëndrimin te Kosova.
“Unë dua të qëndroj, është dëshira ime të vazhdoj këtë aventurë”, kishte thënë ai.
Un documentaire à ne pas manquer ce soir à 22h10 sur RTS Un. L’aventure extraordinaire de Bernard Challandes à la tête de l’équipe du Kosovo. Une histoire qui dépasse largement le cadre sportif #RTSsport pic.twitter.com/rd2tlGRQfv
— RTS Sport (@RTSsport) June 10, 2020