Doktori në Milano për lajmin e vdekjes së Raiolas: Disa pseudogazetarë po spekulojnë për vdekjen e dikujt që është gjallë akoma
Dr. Alberto Zangrillo, nga Milano, e ka mohuar vdekjen e agjentit të njohur, Mino Raiola.

Sport
Personi në fjalë po e mjekon pacientin, për të cilin thotë se është në gjendje të rëndë.
“Jam i shpërqendruar nga thirrjet e shumta prej pseudo-gazetarëve që spekulojnë në lidhje me vdekjen e një personi që po lufton për mbijetesë”, tha ai, raporton Fabrizio Romano.
Dr. Alberto Zangrillo from San Raffaele Hospital in Milano tells Ansa on Mino Raiola conditions: “I’m outraged by the phone calls from pseudo-journalists speculating on the life of a man who is fighting to survive”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 28, 2022
Lajmi për vdekjen e Raiolas u përhap shumë shpejt, por, zyrtarisht, ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë. /Lajmi.net/