Doktoresha nga Prizreni i bashkohet PDK-së

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka prezantuar sot aderimin e radhës në këtë subjekt politik.

Lajme

25/08/2019 21:43

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka njoftuar se PDK-së i është bashkuar doktoresha e Prizrenit, Urata Tahiri.

“Familjes sonë politike iu bashkua Urata Tahiri, një dentiste dhe profesioniste e njohur nga Prizreni. Ajo është model i grave të suksesshme në karrierë, që kanë vendosur të qëndrojnë në Kosovë dhe ta japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mirë. Unë do ta mbështes Uratën dhe gjithë të rinjtë e të rejat, sepse jam i bindur se kjo është rruga përpara për ta luftuar korrupsionin dhe nepotizmin”, ka shkruar Veseli.