Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

“Doja të flisja me gruan time, por nuk ndalesha dot së qari”, Klopp pas fitimit të Premierligës

23:51 | 9 Gusht 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për emocionet e momentit kur skuadra e tij triumfoi në Premierligë pas 30 vjetësh pritje. “Të Kuqtë” fituan ligën me 18 pikë më shumë sesa Manchester City.

“Numërimi i minutave, ishte thjesht e pabesueshme dhe padyshim njëra prej momenteve më të mira në futboll që kam përjetuar në jetën time pa qenë në stadium”, është shprehur Klopp.

“Për shkak se ishim së bashku mund të shihej fytyra e secilit. Lojtarët po qëndronin aty, disa nuk mund ta shikonin dhe gjëra të tilla”, shtoi gjermani.

“Nuk ia keni idenë se si duket kur ndodh. Ishte një gëzim i pastër. Një lehtësim i madh dhe në momentin tjetër fillova të qaj. Kështu që shkova ta thërras Ullan (gruaja e tij). E telefonova familjen time 10 sekonda para përfundimit të ndeshjes në mënyrë që ta shikonin së bashku. Unë thashë ‘në rregull, ju dua të gjithëve’ dhe e vendosa telefonin në tavolinë. U thashë, ‘Lini telefonin ndezur në mënyrë që të shihni se çfarë po ndodhë këtë’. Pastaj doja të flisja me Ullan dhe nuk mundesha. E kisha në telefon, por thjesht po qaja. Nuk e di pse ndodhi. Nuk ia kisha idenë. Isha krenar dhe isha i shqetësuar, por s’mund të ndalesha. Unë kurrë në jetën time nuk kam qenë në një situatë ku thjesht s’mund të ndalesha së qari”, është rrëfyer trajneri i Liverpoolit.