Doganat e Kosovës kapin 1 kg mariuhanë në Vërmicë
Doganat e Kosovës ka bërë me dije se dje në pikë kalimin kufitar në Vërmicë oficerët doganor kanë zbuluar në një veturë substanca narkotike.

Lajme
Droga sipas oficerëve doganorë ishte fshehur tek ulëset e pasme të automjetit.
“Pas ndalimit të një automjeti me targa të Kosovës dhe ndaljes për kontroll rutinor oficerët e doganës së bashku me policinë kufitare përforcuan kontrollin e detalizuar të automjetit. Në kontroll e sipër tek ulëset e pasme, nën mbulesë janë vërejtur dy qese të zeza najloni të dyshimta. Kontrolli i mëtejmë ka gjetur edhe dy qese të tjera më të vogla në derën e bagazhit nën tapicerinë e saj, substanca narkotike ishte e llojit marihuanë në sasi prej 1.1 kg”, thuhet në komunikatë.
Policia ka arrestuar dy të dyshuar dhe ka marrë përsipër hetimet lidhur me këtë rast.