Dogana: LDK po manipulon me shifra

Sipas Doganave të Kosovës, zvogëlimi i importit të Kosovës duhet të paraqesë “lajm të mirë” për ekonominë e vendit, ndërsa kanë dhënë shpjegimet e veta për kontestimet të cilat i kishte bërë gjatë ditës LDK, në një paraqitje të veten.

Lajme

15/01/2014 22:33

Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të cilat gjatë ditës LDK i ka adresuar ndaj këtij institucioni rreth shifrave të të hyrave të cilat Dogana i ka realizuar vitin e kaluar.

Sipas Doganave të Kosovës, zvogëlimi i importit të Kosovës duhet të paraqesë “lajm të mirë” për ekonominë e vendit, ndërsa kanë dhënë shpjegimet e veta për kontestimet të cilat i kishte bërë gjatë ditës LDK, në një paraqitje të veten.

“Komunikata e Këshillit të Ekspertëve të LDK’së akuzon Doganën për mashtrim me të dhëna,  kurse të njëjta te dhëna i përdorin për te manipuluar dhe dezinformuar opinionin”.

“Nëse Dogana ka mashtruar me të dhëna, si mundet qe ky ekip i eksperteve t’i marrë ato për bazë meritore për të nxjerrë përfundime. A nuk është kjo mohim i vlerësimit se Dogana ka mashtruar me te dhëna”, ka pyetur LDK’në, Dogana e Kosovës përmes nj komunikate.

“Dogana ka prezantuar se gjatë viti 2013 ka një ulje të sasisë së importit në krahasim me vitin e kaluar, respektivisht gjatë vitit 2013 kemi ulje për  5% të importi dhe rritje të eksporti”.

“Në rënien e eksportit dhe te hyrave doganore kanë ndikuar rënia e importit si në vlerë ashtu edhe në sasi, rënia e çmimeve te produkteve te importuara që mund të konsiderohet si faktor me rëndësi që ka ndikuar në rënien e vlerës se importit dhe si rrjedhojë edhe e të hyrave, rënia e çmimeve te naftës dhe derivateve te saj- që ka afektuar edhe të hyrat nga taksa doganore edhe TVSH”.

“Në zvogëlimin e importit dhe të hyrave doganore ka ndikuar edhe rënia e sasisë së importuar të veturave dhe rënia e vlerës së produkteve ndërtimore”.

“Ekspertët e LDK’së e injorojnë faktin se zëvendësimi i importit me produkte vendore paraqet lajm të mirë për ekonominë e vendit”.

“Ekipi i ekspertëve te LDK’së ka injoruar shënimet te cilat flasin për aktivitetin e dendur të Doganave në lëminë e zvogëlimit dhe eliminimit te informalitetit, rezultatet ne luftën kundër krimit te organizuar dhe shumë aktivitete tjera të cilat janë vlerësuar lartë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare”.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar që në aktivitetet e veta të udhëhiqet nga respektimi i ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që me punën e vet edhe më tej të jetë shtyllë e fortë në sigurimin e stabilitetit mikrofinanciar të vendit”, thuhet në reagimin e Doganave të Kosovës.