Dogana konfiskon rreth 4000 copë preparate për larje dhe pastrim

Janë konfiskuar rreth 4000 copë preparate për larje dhe pastrim të rrobave nga Dogana e Kosovës. Aksioni i Doganës u zhvillua pas ankesës së bartësit e të drejtave të cilët kanë njoftuar se malli që ka ardhur është i falsifikuar. “Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si…

Lajme

21/05/2024 13:32

Janë konfiskuar rreth 4000 copë preparate për larje dhe pastrim të rrobave nga Dogana e Kosovës.

Aksioni i Doganës u zhvillua pas ankesës së bartësit e të drejtave të cilët kanë njoftuar se malli që ka ardhur është i falsifikuar.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të në sasi rreth 4000 copë. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë.” /Lajmi.net/