Dogana konfiskon 120 telefona, ora e kufje – kjo është vlera financiare

Sot, në Prishtinë, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare / Drejtoria e Përgjithshme, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një subjekt që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike. Sipas Doganës, gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone…

Lajme

12/11/2025 18:26

Sot, në Prishtinë, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare / Drejtoria e Përgjithshme, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një subjekt që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike.

Sipas Doganës, gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale Apple. “Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro”, thuhet në njoftim.

Ky operacion është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe krimit ekonomik, me qëllim të mbrojtjes së tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme.