Dogana kap mbi 6 ton mallra të kontrabanduara nga Serbia

Dogana e Kosovës ka kapur mbi 6 ton mallra të kontrabanduara.

Lajme

07/07/2022 10:47

Sipas njoftimit, Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës, shkruan lajmi.net.

Njësitë e Doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjetet transportuese të ndaluara kanë qenë duke bartur mallra të kontrabanduara nga Serbia.

“Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent. Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike. Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike. Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.

Njoftimi i plotë:

Kapen mbi 6 ton mallra të kontabanduara

Prishtinë 7 korrik 2022, Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ sot kanë parandaluar katër (4) raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

  • Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.
  • Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.
  • Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.
  • Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.

Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. /Lajmi.net/