Dogana kap 60 mijë euro të padeklaruara

Një automjet i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë është selektuar për kontroll. Drejtuesi i automjetit nuk ka deklaruar asgjë, mirëpo pas kontrollit të imtësishëm të automjetit dhe udhëtarëve,oficerët doganor kanë gjetur para në shumën prej 60 mijë euro.

Lajme

08/03/2014 10:19

Oficerët doganorë, në dy raste të ndara kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e mjeteve monetare si dhe në rastin e dytë armë dhe fishek municion.

Në rastin e parë, një automjet i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë është selektuar për kontroll. Drejtuesi i automjetit nuk ka deklaruar asgjë, mirëpo pas kontrollit të detajizuar të automjetit dhe pasagjerëve, oficerët doganorë kanë hasur në mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 60.000 euro.

“Mjetet monetare kishin qenë të mbështjella me një mbështjellës tekstili dhe të vendosura në mbrapa ulëses së vozitësit dhe me këtë rast subjekti ka kryer kundërvajtje doganore. Oficerët doganor kanë konfiskuar shumën prej 25%, kurse edhe pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar në konsultim me Prokurorin kompetent, për të vazhduar më tej me procedurën Prokurori”, thuhet në komunikatën e doganës.

Në rastin e dytë gjithashtu sipas komunikatës, një shtetas i Shqipërisë i është nënshtruar kontrollit doganor nga oficerët doganorë ku në makinën e drejtuar nga ai janë gjetur mallra të ndaluara.

“Gjatë kontrollit të bagazhit të automjetit  nga ana e zyrtarit doganor është hasur ne  një pushkë gjuetie dhe ne një sasi të  fishekëve (34 copë). Vetura është futur ne garazh për një kontroll më të detajuar ku është kontrolluar detajisht por nuk është gjetur diçka me tepër”, vijon komunikata.

Rasti bashke me pushkën dhe fishekët janë dorëzuar Policisë Kufitare për trajtimin e mëtejmë të rastit, Policia e Kosovës ka bërë edhe arrestimin e personit.