Dogana e Kosovës kap 500 mijë copë cigare kontrabandë

Në një aksion të ndërmarrë mbrëmë me qëllim të parandalimit të kontrabandës me duhan, Dogana e Kosovës ka kapur sasi të konsiderueshme të këtij produkti.

Lajme

09/09/2018 16:20

Në njoftimin e saj, Dogana thotë se pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative mbrëmë rreth orës 20:30 në rajonin e Podujevës ekipet e saj kanë ndaluar një kamion që transporton kafshë dhe e cila tentonte të dilte nga territori i Kosovës në pikën kufitare të Merdares.

“Pas kontrollit detal ne hapësira të fshehura (të ndërtuara për kontrabandë) janë gjetur 480.000 cope cigare “Chesterfield’ dhe 20.000 cope cigare “Pall Mall” që të gjitha me banderola te Maqedonisë (total 50 pako të mëdha)”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Pas gjetjes së kësaj sasie në konsultimin me prokurorin kompetent malli është sekuestruar ndërsa i dyshimti është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndaj të dyshimtit është proceduar kallëzimi penal për shmangie te pagesës së taksave rreth 30,000 mijë euro.