Dogana e Kosovës identifikon 80 pako mallra mjekësore të padeklaruara

Mbrëmë Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara në një kamion transportues në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit. Rreth orës 22:35, një kamion me targa të huaja është paraqitur në hyrje të pikës kufitare, thuhet në njoftimin e doganës. I njëjti u kontrollua dhe iu konstatuan…

Lajme

20/09/2024 15:00

Mbrëmë Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara në një kamion transportues në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit.

Rreth orës 22:35, një kamion me targa të huaja është paraqitur në hyrje të pikës kufitare, thuhet në njoftimin e doganës.

I njëjti u kontrollua dhe iu konstatuan mallra mjekësore të padeklaruara në total prej 80 pakove.

“Bazuar në këto të gjetura, është konstatuar se shoferi ka kryer kundërvajtje doganore, të sanksionuar sipas nenit 244 pika 1.11 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK). Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin rigoroz të ligjit dhe në garantimin e sigurisë së kufijve të vendit, duke parandaluar çdo përpjekje për shmangie të detyrimeve doganore dhe kontrabandë”, bëhet e ditur në njoftimin e Doganës së Kosovës./Lajmi.net