Do të shkatërrohen 105 mijë copë municion të konfiskuar nga Policia
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), do të shkatërrojnë më shumë se 105.000 copë municioni të konfiskuara nga Policia e Kosovës.

Lajme
Ngjarja do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet sot në orën 10:00 në Malin Golesh- Sllatinë.
Shkatërrimi i municionit realizohet në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është mbështetur nga UNDP- Projekti për Minimizimin e Rrezikut të Armëve dhe Eksplozivëve (FERM) dhe i financuar nga qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë.
Shkatërrimi i municionit do të zhvillohet në përputhje me Udhëzimet Ndërkombëtare Teknike për Municion të OKB-së (IATG).