“Do të kujtohesh gjithmonë”, Fatmir Spahiu kujton Adem Mikullovcin në një vjetorin e vdekjes

Aktori i mirënjohur sot pati një vjetorin e vdekjes.

ShowBiz

15/09/2021 16:21

Adem Mikullovci njihet si një ndër aktorët më të dashur të Teatrit dhe skenës kinematografike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Adem Mikullovci (lindur në Vushtrri, Kosovë) është një aktor dhe politikan shqiptar.

Si aktor, ai mori pjesë në plejadën e aktorëve të ish -Teatrit Krahinor Popullor të Kosovës (tani Teatri Kombëtar i Kosovës).

Fatmir Spahiu, aktori i njohur sot ka kujtuar Adem Mikullovcin përmes një postimi në rrjete sociale duke e quajtur atë koleg e mik të afërt.

“U bënë një vit nga vdekja e axhës Adem, aktorit të madh dhe kolegut të dashur e të afërt. Do të kujtohesh gjithonë”./Lajmi.net/