Do të ketë fushatë të gjatë kundër Hamasit!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu kanë shuar shpresat për një armëpushim në Rripin e Gazës, duke u thënë izraelitëve që të përgatiten për një "fushatë të rreptë e të zgjatur" kundër Hamasit.

Bota

29/07/2014 11:07

Netanyahu tha se armëpushimi disaorësh u prish nga raketat e Hamasit që ranë në territorin e Izraelit.

Ai tha se pavarësisht presioneve nga bashkësia ndërkombëtare për të ndaluar sulmet në Rripin e Gazës, Izraeli nuk mund të tolerojë sulmet e radikalëve islamikë të Hamasit, nuk ka rrugë tjetër, veçse t’iu përgjigjet me sulme raketave të këtij grupi radikal.

Netanyahu i bëri këto komente në televizionin kombëtar, pak minuta pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon u bashkua me udhëheqësit e shumë vendeve në thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Që nga vrasja e tre të rinjve izraelitë tre javë më parë, që pasoi me vrasjen e një të riu palestinez, nuk janë ndalur luftimet në Gazës, të cilat kanë marrë jetët e më shumë se 1000 civilëve palestinezë dhe 55 ushtarëve dhe tre civilëve izraelitë.