Do të fluturoni në ajër, agimi i Islamit ka ardhur: Këto janë kërcënimet më të reja të Shtetit Islamik drejtuar Bosnjës dhe Serbisë!
Rreth 300 qytetarë të Bosnje dhe Hercegovinës janë duke luftuar nën flamurin e shtetit islamik në Siri dhe Irak. Që nga viti i kaluar në BeH është në fuqi një ligj që ndalon largimin e shtetasve në fushëbeteja të huaja, shkruan portali serb “Telegraf”.

Lajme
“Nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë është duke ju pritur. Shumë shpejtë do t’iu godasë një tragjedi e madhe, inshallah. Falënderimi i takon Allahut që i ndihmon robërit e tij të sinqertë muxhahedin”, thuhej në një mesazh kërcënues të organizatës terroriste të shtetit islamik, të transmetuar në portalet e tyre në gjuhën boshnjake, transmeton lajmi.net.
Para se të mbyllej portali “Vijesti Ummeta”, vazhdimisht transmetoheshin mesazhe dhe njoftime të shtetit islamik. Por pasi është mbyllur ata kanë kaluar në portalin e ri “Sablja stine” i cili është mbyllur mbrëmë.
Është e vështirë të thuhet nëse këtë portal e kanë mbyllur inteligjenca e BeH, vendet e tjera, apo ISIS përmes ekipit të tyre në “Vijesti Ummeta” që ende punon, e ka krijuar me qëllim një dramë të tillë. Para dy ditëve, terroristët e ISIS kanë njoftuar se janë duke e përcjellë Ezher Beganoviqin nga Sarajeva, redaktor i portalit Saff që thuhet se është i afërt me lëvizjen Vehabiste, duke e kërcënuar se do t’ia heqin kokën.
Nuk duhet harruar se në maj të këtij viti televizioni BHRT kishte pranuar një mesazh në të cilin thuhej, “Dijeni se në Bosnje ka ardhur shteti islamik, së shpejti do të fluturoni në ajër, dhe do të zhdukeni derisa flamuri i ISI nuk valëvitet në Bosnje. Të jeni të sigurt që agimi i Islamit ka ardhur”.
Rreth këtij mesazhi menjëherë është njoftuar Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA), që ka bërë të ditur se ka “ndërmarrë gjitha masat brenda kompetencave të saj”.
Kush qëndron prapa portalit “Vijeti Ummeta” i cili për vite të tëra në mënyrën më të errët po përhap urrejtje dhe bën thirrje për terrorizëm, kurrë nuk është zbuluar. Ajo që dihet është se domeni është i regjistruar në Arabinë Saudite në emër të Abdullah Abdurahman, për të cilin askush nuk di asgjë. Sipas disa informatave jozyrtare, ekipi që punon në “Vijesti Ummeta” është i bazuar dikur në Sanxhak të Serbisë.
Ndërkaq, ekspertët në luftën kundër terrorizmit, thonë se BeH rrezikohet veçanërisht nga ata që kthehen nga fushëbetejat e Irakut dhe Sirisë, sepse “me siguri kthehen me detyra të veçanta”.