Do të ‘dridhet’ bota e futbollit nga ky transferim i Bayern Munichut

8:40 | 26 Nentor 2018

Bayern Munich kërkon një përforcim të madh nga Premierliga.

Bayern Munich po tenton që ta kapë një peshk të madh në Angli, por që u duhet të hapin arkën.

Skuadra gjermane ka dërguar skautët në ndeshjen, Tottenham – Chelsea, për ta shikuar nga afër lojën e Son Heung-min, përcjell “lajmi.net”.

Anësori i skuadrës ka kohë që po lidhet me një kalim në ‘Allianz Arena’, andaj bavarezët duan ta transferojnë atë.

Son ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2023, andaj Bayern Munchen duhet të ofrojë më shumë se 80 milionë euro për shërbimet e tij. /Lajmi.net/