“Do të doja të ishe këtu”, Trixa përkujton babain
Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë njëra ndër personazhet më të përfolura shqiptare.
ShowBiz
Historia e saj me Donaldin e bën atë të jetë në qendër të vëmendjes, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja shumë herë përmes postimeve të saj ka dërguar dedikime për Donaldin.
Por si duket kësaj radhe asaj po i mungon dikush tjetër.
Trixa sot ka bërë një dedikim për një person të rëndësishëm për të. Ajo kujtoi babain e saj, i cili është ndarë nga jeta 11 vite më parë.
Beatrix ka shpërndarë një fotografi të të atit në moshën e tij rinore dhe i ka bashkëngjitur disa vargje emocionale.
“Do të doja të ishe këtu babi, na mungon vërtet”, shkroi ajo./Lajmi.net/