“Do dëshiroja të isha atje”, mesazhi i Arbenitës pas marshit në Tiranë

Arbenita Ismajli ka dy fjalë për protestën e të enjtes në Tiranë.

ShowBiz

06/06/2020 15:54

Një numër i madh qytetarësh marshuan në Tiranë të enjten pas rastit të përdhunimit të një të miture, shkruan lajmi.net.

Qytetarët dolën në sheshin “Nënë Tereza” me pankarta në duar, të cilat kishin mesazhe të ndryshme.

Modelja Arbenita Ismajli me anë të rrjeteve sociale tha se do dëshironte të ishte atje bashkë me protestuesit e tjerë.

“Do dëshiroja të isha atje! Zemra ime digjet nga larg”, ka shkruar modelja, duke shpërndarë një mesazh nga ajo protestë.

Kujtojmë se Arbenita Ismajli u bë e njohur për publikun që kur konfirmoi lidhjen me reperin Fero. /Lajmi.net/