‘DnV’ raporton parregullsitë e para

Driton Selmanaj nga DvN tha se në disa qytete, janë vërejtur parregullsi si fotografim i votës, qëndrim i personave të paautorizuar pranë vendvotimeve, prezencë e personave të vdekur në listat e votimit etj.

Lajme

01/12/2013 10:19

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim” që po mbulojnë procesin e votimit në 25 komuna të Kosovës kanë raportuar për parregullsit e para të procesit të sotëm zgjedhor.

Driton Selmanaj nga DvN tha se në disa qytete, janë vërejtur parregullsi si fotografim i votës, qëndrim i personave të paautorizuar pranë vendvotimeve, prezencë e personave të vdekur në listat e votimit etj.

“Në Gjakovë në shkollën ‘Yll Morina’ në një rast është parë tek votuesi ka fotografuar votën”.

“Në shkollën ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë, është parë një person duke fotografuar votën”.

“Në Vushtrr, është vërejt prezencë e materialit propagandues të subjekteve politike”.

“Në Lipjan një person ka bërë publike votën e tij duke votuar në mënyrë të hapur. Ndërsa, në shkollën ‘Dardania’ në Prishtinë mungon faqja 34 e votuesve”

“Prezenca e materialit propagandues është vërejtur në disa vendvotime nëpër disa komuna të Kosovës. Në shkollën ‘Remzi Ademi’ dhe ‘11 Marsi ne Prizren, pastaj në fshatin leshin dhe varosh në Ferizaj. Prezenca e materialit është prezente edhe në komunën e Mitrovicës – në Shkollën ‘Bedri Gjina’, pastaj në fshatin Zhilivodë në komunën e Vushtrrisë”.

“Deri në këtë kohë dalja e qytetarëve është e vogël, megjithatë qytetarët le të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike dhe kushtetuese që e kanë ata. Konferenca e radhës e ‘Demokracisë në Veprim’ do të mbahet në orën 14”.