Djokovic triumfon në Australian Open, mposhtë Nadalin në finale

Novak Djokovic ka arritur të triumfojë në Australian Open 2019, duke mposhtur në finale reketin spanjoll, Rafael Nadal.

Sport

27/01/2019 12:03

Fitorja në Australian Open është Grand Slami i parë për reketin serb në vitin kalendarik 2019, shkruan lajmi.net.

Numri 1 në ranglistën botërore fitoi tri sete radhazi ( 6:3, 6:2 dhe 6:3) në finale kundër Nadal, për të siguruar titullin e 15 Grand Slam në karrierë.

Ai kështu ka bërë për vete titullin e shtatë në Australian Open, duke triumfuar në 2008, 2011, 2012, 2013, 2015 dhe 2016.

Për të arritur deri tek ky triumf, Djokovic ka mposhtur; Jo – Wilfried Tsonga, Denis Shapovalov, Daniil Medvedev, Kei Nishikori, Lucas Pouille dhe sigurisht, Rafael Nadal. /Lajmi.net/