Djokovic mposht Zverev, kualifikohet në finale të US Open

Novak Djokovic ka arritur në finale të US Open.

Sport

11/09/2021 09:49

Djokovic arrit të mposht Alexander Zverev 3-2 në sete për të siguruar kalimin në finale, shkruan lajmi.net.

Në një përballje që zgjati plotë 3 orë e 38 minuta ia doli të triumfojë serbi që ishte më i qetë në momentet vendimtare.

Dueli u mbyll pas pesë seteve, 4-6, 6-2, 6-4, 4-6, 6-2, në fund me rezultat 3-2 në sete arriti të fitojë Djokovic.

Tenisti më i mirë në botë në finale të turneut prestigjioz do të përballet me Daniil Medvedev.

Djokovic ka fituar tri herë trofeun e US Open, në anën tjetër Medved synon ta fitojë për herë të parë këtë edicion.

Finalja e madhe zhvillohet nesër nga ora 22:00. /Lajmi.net/