Djokovic – Federer, përfundon finalja

Novak Djokovic ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në sete ndaj Roger Federerit, në finalen e Grand Slam turneut në tenis, Wimbledon.

Sport

12/07/2015 18:33

Novak Djokovic ka arritur të fitojë trofeun më të famshëm në tenis, atë të Wimbledonit.

Ai e fitoi me rezultat 3-1 në sete, tenistin nga Zvicra, Roger Federer.

Seti i parë përfundoi me fitore 7-6 të Djokovicit, edhe pse Federer kishte 2 set point.

Në setin e dytë Federer fitoi me rezultat 7-6, teksa seti i tretë dhe i katërt ishin totalisht të Djokovicit, të cilat i fitoi me rezultat 6-4, 6-3.

Kështu, Djokovic vazhdon të jetë tenisti numër një në botë, teksa menjëherë pas tij, në vendin e dytë është Roger Federer.

Ky ishte trofeu i tretë i Wimbledonit në karrierën e Djokovicit, kunddrejt Federerit i cili ka shtatë trofe të tillë.